183,568 views 224 on YTPak
374 27

Published on 14 Jan 2016 | 11 months ago

Der Albaner tregon historinë e një çuni shqiptar nga fshatrat afër Bajram Curri i cili, për një çështje sentimentale që përzihet me çështje nderi mes familjesh e mizerje ekonomike, detyrohet të braktisi Shqipërinë me premtimin e sakte që kthehet sa më shpejt me një shumë të madhe parash që duhet për të riparuar demin që ka bere. Si mijëra të tjera para a mbrapa tij, do marri një rruge klandestine në një dhe të huaj. I vendosur të mos ndalet para askujt e asgjëje : legale a ilegale qoftë.
Der Albaner, midis të tjerave, konfirmon një fakt që tashmë mund ta quajmë të sigurt: zotësinë e rritjen profesionale të aktorit kryesor, Kreshnik Xhelilaj. Pa qënë një aktor i jashtëzakonshëm, Xhelilaj për momentin është me siguri një aktor shumë i mirë që jep shpresa për të ardhmen.

Loading related videos...